Lajme

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara drejt zhvillimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë qëndruar sot në fshatin Herticë në Komunën e Podujevës, siç kanë thënë ata, për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në tërë territorin e Kosovës.

Kurti ka thënë se sot në fillim të pranverës po e bëjnë lidhjen e fshatit të fundit në internet brezgjerë.

Përmes një komunikate për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se është duke u realizuar një objektiv kyç “që ka të bëjë me një nga parimet kryesore të qeverisjes sonë, e që është gjithëpërfshirja. Në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit është me rëndësi që askush të mos mbetet prapa”.

Kurti theksoi se Qeveria po sigurohet që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim rajoni, gjinie, etnie, apo statusi ekonomik.

“Duke investuar në infrastrukturën brezgjerë, ne po i thyejmë barrierat dhe po sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në botën digjitale”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Ai ka thnë se përtej digjitalizimit në qeveri, po synohet mbështetja e ekonomisë digjitale, si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike.

Por, shtoi më tej se, zhvillimi i qeverisjes dhe ekonomisë digjitale kërkon infrastrukturë e shkathtësi, dhe një ekosistem të gjerë inovacioni dhe se përmes programit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, me mbështetje të Bankës Botërore, Ministria e Ekonomisë është angazhuar në krijimin e këtyre parakushteve.

Ka shtuar se falë këtij programi, tashmë janë trajnuar mbi 400 të rinj e të reja në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përderisa deri në fund të programit ky numër do të arrijë në 2,000.

Sipas tij, gjithashtu është mundësuar lidhja në internet brezgjerë të 201 fshatrave, 107 shkollave dhe 43 ambulancave, që më parë nuk kanë pasur një lidhje të tillë.

“Kjo lidhje e zonave rurale, duke përfshirë edhe ato më të thella, në internet brezgjerë, nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap përpara në rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë. Është një qasje në shërbime, mundësi për arsim e kujdes shëndetësor më të mirë, dhe prosperitet ekonomik në çdo cep të vendit”, ka thënë ai.

Ai theksoi se nga sot Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë – është kampione në regjion dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brezgjerë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Duke folur për angazhimin e Qeverisë, Kryeministri Kurti theksoi se shpejti do ta inaugurojmë Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë një platformë të re të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë. Ky park është edhe një investim i Qeverisë në ekosistemin e inovacionit, krahas investimit të vazhdueshëm së bashku me qeverinë gjermane në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *