Lajme

Kurti letër Washingtonit, Berlinit, Parisit e Romës: Procesi i dialogut është dëmtuar nga një emisar

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, tha se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe sekretarit të SHBA-së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shtatorit.

Ai tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndërsa shtoi se “një emisar ka deformuar procesin”.

Lexo më shumë  Edhe mediat spanjolle habiten: Çmimi i domateve në Shqipëri shkon në 8.4 dollarë për kile

“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarit Blinken”.

“Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i procesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fondamentale”, tha ai.

Lexo më shumë  Protesta e blegtorëve në Shqipëri/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit me qëllim

Rruga Press

YouTube player