Kurti: Ky vit është i transformimit të shëndetësisë publike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur 2024-n vit të transformimit të shëndetësisë publike, duke njoftuar për renovimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Kurti ka shkruar në Facebook se të martën janë përuruar 9 shtretër, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative me standarde të larta.
Sipas Kurtit, Kardiokirurgjia është ndër klinikat më të bukura të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK).
“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë. Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së. Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike”, ka shtuar Kurti.
Rruga Press