Lajme

Kurti: Kujdesi, edukimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve janë shtytës për shoqëri më të qëndrueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe 75 vjetorit të UNICEF-it.

Kryeministri Kurti tha se pavarësisht se në çfarë vendi e rrethanash lindin, të gjithë fëmijët duhet t’i kenë mundësitë për t’u rritur në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, që u mundëson të përmbushin potencialin e tyre.

Kurti potencoi se pandemia e COVID-19 përveç se në shëndetin publik, solli pasoja shkatërruese edhe për fëmijët, të drejtat, mirëqenien e zhvillimin e tyre.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Ai po ashtu theksoi se me gjithë ndikimin e pandemisë dhe recesionit shoqërues në disponueshmërinë e burimeve, është e domosdoshme që të drejtat e fëmijëve të jenë prioritet.

“Kujdesi shëndetësor për fëmijët, edukimi i tyre dhe avancimi i të drejtave të tyre ekonomike dhe sociale janë thelbësore në vetvete – por gjithashtu janë shtytës për shoqëri më të qëndrueshme e më të suksesshme”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se Qeveria kërkon të sjellë ndryshime thelbësore.

“Gati të gjitha prioritetet më të rëndësishme të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, ndërlidhen drejtpërdrejtë me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve. Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë sonë të përbashkët”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Kurti bëri thirrje që të angazhohen të gjithë së bashku me fëmijët, që të krijohet një e ardhme me mundësi më të mëdha për çdo fëmijë.

Për këtë datë të rëndësishme për fëmijët dhe përvjetorin e 75-të të UNICEF-it folën edhe Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Koordinatorja e KB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *