KryesoreLajme

Kurti: Kryeministrat nuk formojnë asociacione, kjo duhet të bëhet nga komunat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se detyra e kryeministrit nuk është themelimi i asociacioneve të komunave, pasi sipas tij, një hap i tillë duhet të ndërmerret nga vetë komunat dhe jo nga ekzekutivi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, kryeministri Kurti u shpreh se krijimi i një asociacioni nga qeveria do të përbënte një imponim ndaj komunave.

Lexo më shumë  VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

“Kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, komunat ofrohen dhe bashkëpunojnë. Nëse dikush dëshiron një asociacion tjetër, kjo duhet të bëhet nga komunat, jo nga kryeministri”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se më 18 mars të 2023-s ishte shprehur i gatshëm të shkruante draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka shtuar se ishte refuzuar duke i thënë se këtë duhet ta bëjë një ekip menaxhues.

Lexo më shumë  Kurti, Mediat dhe KPM-ja: Një Pasqyrë e Reagimeve dhe Realitetit

Kurti gjithashtu përmendi marrëveshjen e vitit 2011, duke akuzuar Serbinë për shkeljen e dy prej tri pjesëve të saj, përfshirë largimin e serbëve nga institucionet.

Rruga Press

YouTube player