Lajme

Kurti kritikon sistemin e drejtësisë, thotë se vazhdon të jetë joefikas dhe i ngadaltë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë e ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për mungesë të efikasitetit.

Ai ka thënë se raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore po e konstatojnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë e të përshkruhet me fenomenin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore.

Në lidhje me dy vrasjet e fundit në Prishtinë e Klinë ku të dyshuarit e përfshirë kishin të kaluar kriminale, Kurti tha se ka shumë persona me precedent të shumë penalë që duke duke lëvizur lirshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur penalisht rrezikojnë jetën e qytetarëve. Edhe raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore kosntatojnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenonemin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, duhet të ngritet në këmbë një shoqëri dhe të bëjë gjyqin publik që gjykatat të marrin vendime meritore.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Nuk mungojnë rastet ekstreme të njohura për publikun ku nga burgimi i përjetshëm të shqiptuar në shkallë të parë ku instanca e fundit kishte liruar plotësisht nga akuza të pandehurin.

Në shumë raste kur ndodh një krim duhet të ngritet shoqëria që të kemi vendim meritor ndaj gjykatave. Në rastin e fundit kemi shembull konkret, u dasht një shoqëri e popull i tërë ta dënojë publikisht rastin e Marigona Osmanit. Niveli i besimit të qytetarëve në nivelin e drejtësisë vazhdon të jetë më i ulëti në krahasim me institucionet e tjera”.

Rruga Press

YouTube player