KryesoreLajme

Kurti: Krimet e luftës nuk mund të mbeten në heshtje e as të mbulohen me harresë

Është mbajtur konferenca e parë shkencore nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive, dhe për të garantuar që drejtësia do të vjen në vend.

“Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kryeministri i Kroacisë Plenkoviq uron kryeministrin Kurti, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryesuesi i këtij Instituti, Atdhe Hetemi ka theksuar se kjo konferencë dëshmon rëndësinë e arkivit vendor, si referencë të studiuesve vendor dhe ndërkombëtarë. Hetemi më tutje ka thënë se kjo konferencë nuk është e rëndësishme vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e vendit.

“Ky proces garanton cilësinë dhe objektivitetin shkencor të artikujve që do të jenë pjesë e vëllimit të redaktuar, i cili synon të publikohet në njërën nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë si ‘Cambridge University Press’, ‘Routledge’, ‘Palgrave”, ka thënë Hetemi.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu ka thënë se nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përveç hapjes së një horizonti të ri për hulumtim e dokumentim, edhe do të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezave të ri për të vërtetën historike.

Rruga Press

YouTube player