Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!
Kryeministri Kurti ka uruar Laurën e cila mori medaljen e bronxit në lojrat Olimpike Paris 2024.
Statusi i plotë më poshtë:
Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!
Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo.
Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.
Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.
Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!
Rruga Press