KryesoreLajme

Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Kosova është partnere e besueshme e Bashkimit Evropian. Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ambasadorin e BE-së Avio Orav.

Ai foli për planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovë. “Vera është 882.6 milionë euro, nga të cilat afër 30 % janë grante, ndërsa 70 për qind janë kredi. Gjithashtu i përsërita zotimet e Republikës së Kosovës se shteti ynë do të jetë, siç ka qenë përherë partner i besueshëm dhe serioz i Bashkimit Evropian. Ne konsiderojmë se Bashkimi Evropian është organizata e paqes dhe sigurisë, ku dëshirojmë jo vetëm të kontribuojmë, por edhe të përfitojmë. Për këtë arsye, është e nevojshme që sa më parë ta marrim statusin e vendit kandidat, dhe pyetësorin Komisionin Evropian, i cili do të na ndihmojë t’i përshpejtomë agjendën e reformave, që për ne do të jetë prioritet i qeverisë sonë. Edhe një herë, e nderoj shumë ambasadorin Orav. Ju uroj punë të mbarë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  NATO: Shqipëria e Kroacia kanë të drejtë për marrëveshje mbrojtjeje me Kosovën

Kurse Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. 

Rruga Press

YouTube player