Lajme

Kurti: Kosova mund të mësojë nga modeli estonez në avancimin e synimeve të saja për integrim euro-atlantik

Pas takimit me homologen e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, gjatë bisedës u theksuan ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë.

Sipas komunikatës, kryeministri Kurti falënderoi ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme.

“Kosova mund të mësojë nga modeli estonez në avancimin e synimeve të saja për integrim euro-atlantik sikurse edhe në fuqizimin e institucioneve shtetërore nëpërmjet një reforme cilësore të administratës publike”, u shpreh kryeministri.

Lexo më shumë  Hoti: Ekspozita në Prishtinë shtrembëron të vërtetën për krimet e luftës, të veprojë Prokuroria

Më tej ai tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Estonisë ndajnë qëndrime të njëjta sa i përket agresionit të pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe pajtohen për nevojën për mbështetje të shtuar ndaj Ukrainës.

U potencua gjithashtu nevoja për forcimin e aleancave ndërmjet shteteve demokratike dhe paqedashëse karshi atyre autokratike dhe agresive.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e ndërlidhjes së vlerave demokratike dhe evropiane me interesat ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadorja jo rezidente e Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi, zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu.​

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *