KryesoreLajme

Kurti: Kosova ka potencial të plotë për zhvillimin e mësimit të frëngjishtes. Qeveria dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë punën së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mësimin e gjuhës frënge në mbarë vendin


Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë ka potencial të plotë për zhvillimin e mësimit të frëngjishtes, por që mbetet ende i pashfrytëzuar.

Prandaj, ai ka thënë se në pritje të Samitit të ardhshëm të Frankofonisë, i cili do të mbahet në vitin 2026, Kosova synon që të aplikojë sërish për marrjen e statusit me të drejta e plota dhe në këtë drejtim ai ka theksuar se qeveria dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë punën së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mësimin e gjuhës frënge në mbarë vendin.


“Në vendin tim si në tuajin parlamenti simbolizon luftën tonë të përbashkët për të mbrojtur parimet që burojnë nga modeli më i mirë i shoqërisë që ka ekzistuar ndonjëherë, pra demokracia. Më shumë se kaq në Kosovë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri drejtësi dhe barazi. Mund të  tingëlloi e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerek shekulli nga çlirimi i Kosovës dhe më pak se 17 vjet nga pavarësia e vendit tonë. Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajmë me botën e frankofonisë”, tha Kurti në seancën solemne të hapjes së Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

Lexo më shumë  Pensionistët në Shqipëri protestojnë përpara Kryeministrisë


Ai vuri në pah se përkundër dëshirës për tu avancuar nga anëtare e asocuar në anëtare të plotë të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbush të gjitha detyra e nevojshme për të fituar këtë status.

“Është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës duke pasur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësorë. Jam i bindur se potenciali i plotë i zhvillimit të mësimit të frëngjishtes në Kosovë mbetet ende i pa shfrytëzuar.

Prandaj, në pritje të Samitit të ardhshëm të vitit 2026, ku Kosova synon të aplikoj sërish për marrjen e statusit me të drejta të plota qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Hulumtim: Bizneset e oligarkut serb Miroslav Mishkoviç në Kosovë dhe lidhjet me shqiptarë


Kurse, Dimal Basha, kryesues i delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, ka thënë se Kosova do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave.


“Në korrik të vitit 2022 gjatë sesionit të mbajtur në Roanda e gjithë kjo punë u kurorëzua me avancimin e statusit nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar në AFP. Një moment tjetër i rëndësishëm për Kuvendin ishte edhe nisma për organizmin e seminarit të parë parlamentarë në Prishtinë. Takimi me të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës ishte një moment i prekshëm dhe i ndjeshëm i delegacionit që na ka vizituar. Angazhimi ynë për të mbrojtur dhe promovuar të drejta e grave është i pa lëkundur dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për të drejta të barabarta për të gjithë”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player