Lajme

Kurti: Kosova është çështje e të gjithëve

Albin Kurti ka thënë se Kosova është shtet ku të gjithë jetojnë të barabartë. Tha se shteti qëndron i palëkundur krah vendeve mike.

Kurti shtoi se Kosova është e përcaktuar për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Republika e Kosova qëndron e palëkundur krah vendeve mike. Kosova është e përcaktuar në anëtarësimin në NATO e BE dhe çdo ditë punojmë për ta treguar përkushtimin tonë. Garancia e paqes në peshën aktuale të konflikteve dhe autokracive është ekzistenca efektive e aleancës ë Atlantikut Verior”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës është ‘në vdekje klinike’, Rama e mban peng vetëm për hallin e tij

Kurti kujtoi dëshmorët që u vranë për ta çliruar Kosovën.

“Rrugëtimi i popullit tonë deri në këtë ditë ishte i gjatë edhe i mundimshëm, sot i kujtojmë heronjtë tonë që dhanë më të shtrenjtën e tyre, sot kujtojmë vuajtjen e flijimin e heronjve tonë atyre që na kujtojnë se sa është e shenjtë liria. Sot bashkohemi edhe në fuqi edhe në festë jemi mirënjohës dhe jemi të bashkuar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Mbrojtja e Kosovës, Maqedonci: Pritet një sasi e konsiderueshme raketash! Po ndërtojmë ushtri me standarde të NATO-s

“Kosova është çështje e të gjithëve”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *