KryesoreLajme

Kurti: Korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se demokracia është krijimi dhe promovimi i institucioneve profesionale.

Ka thënë se Qeveria që ai drejton për një vit e gjysmë ka treguar që demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë së bashku.

Kurti ka thënë se qeveria demokratike është qeveri e ligjeve dhe jo e burrave dhe e njerëzve.

Sipas tij, shteti demokratik duhet të tregojë që ligji vlen për të gjithë.

“Me qeverinë tonë, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokracisë. Jemi numër një në rajon për sundimin e së drejtës. Autoritetet ligj-zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione ndaj krimit e korrupsionit duke arrestuar rreth 2000 njerëz, prej tyre rreth 300 zyrtarë shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë sekuestruar 75 vila në parqe të mbrojtura. Epoka e korrupsionit në Kosovë po përfundon. Vitin e kaluar e përfunduam me 10.7 për qind rritje për bruto-produktin vendor. Investimet e huaja direkte janë rritur. Kemi krijuar mbi 25.000 vende të reja të punës dhe buxheti është më i madhi në histori të vendit tonë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kurti ka shtuar se reformat ekonomike të Qeverisë kanë ndikuar në rritjen e investimeve të huaja.

Ai ka thënë se individët dhe bizneset kanë më shumë prirje të paguajnë tatime kur e dinë që paratë nuk do të keqpërdorën.

Reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik.

Ka shtuar se Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër kërcënimeve, siç janë rritja e çmimeve të energjisë dhe produkteve tjera.

Ka thënë se për shkak të mosmenaxhimit të mirë nga qeveritë e kaluara, këto kriza po i godasin qytetarët e Kosovës më së shumti.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Ka pasur mungesë të punës nga qeveritë e kaluara për prodhimtarinë vendore. Ne po i ndihmojmë qytetarët për zbutjen e inflacionit duke i subvencionuar për t’i paguar borxhet për energji elektrike. Kemi implementuar ndryshime të vazhdueshme që do t’i ndihmojnë qytetaret për t’i kaluar këto sfida. Kemi ndarë 108 milionë euro në sektorin privat, për të rritur prodhimin”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë. Ka thënë se Serbia i ka mbyllur sytë dhe po e refuzon Bashkimin Evropian në vendosjen e kufizimeve ndaj Rusisë.

Ai tha se Serbia ka dashur t’i sigurojë edhe armët nga Rusia, investimet nga Kina, fondet evropiane por edhe tolerancën amerikane.

Ka thënë se ndryshe nga Serbia, Kosova ka treguar qëndrim tjetër lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *