KryesoreLajme

Kurti: Koordinimi me vendet e QUINT-it, NATO-n, KFOR-in, SHBA-në dhe EULEX-in është rritur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas takimit me liderët e opozitës se koordinimi me vendet e QUINT-it, NATO-n, KFOR-in, SHBA-në dhe EULEX-in, është rritur ditëve të fundit për shkak të situatës së krijuar në veri.

Ai tha se kritikuesit mund të bëjnë “çfarë të duan brenda ligjit”, duke shtuar se Kosova zgjedhur rrugën e paqes në këtë fazë të tensioneve.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Nuk është e vërtetë se nuk e dimë në çfarë rruge jemi duke shkuar. Rruga jonë është e paqes. Plani i veprimit është i organeve tona të sigurisë. Ato i bëjnë vlerësimet mbi veprimet dhe reagimet që ne i bëjmë. Gjithçka po shkon sipas ligjit, procedurave dhe rregullave, në respektim të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial”, tha ai pas takimit me liderët e opozitës.

Kurti deklaroi se të martën është tejkaluar numri prej 900 qortimeve për serbët që posedojnë targa ilegale.

“Deri më 21 nëntor do të vazhdojë, pas 21 nëntorit të kalohet me gjobat si i parasheh ligji. Janë ligje shtetërore”, tha ai, ndërsa deklaroi se s’ka pasurë kërkesë nga opozitarët që të pezullohet vendimi për targat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *