KryesoreLajme

Kurti komenton deklaratat e Abdixhikut për Telekomin: pikërisht ne kur e bëmë Telekomin me fitim ka disa k’si tjerësh që thojnë hajde pe shesim na tash

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ka komentuar deklarat e kandidatit për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se në planprogramin e LDK-së është edhe privatizimi i Telekomit të Kosovës.

Këto komente Abdixhiku i kishte bërë në fjalimin e tij javën e kaluar ku kishte organizuar një tubim me biznese e ku të ftuar në radhë të parë ishin pikërisht vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli të cilët i zhvatën dhjetëra miliona euro Telekomit të Kosovës.

Kurti para qindra mërgimtarëve në ndejën e së shtunës ka thënë se qeveria e tij ka  bërë rivitalizimin e Telekomit të Kosovës të cilin e kanë gjetur me 11 milionë euro humbje në vit, e këtë vit po e përmbyllin me mbi 7 milionë euro fitim.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

“E kemi bërë rivitalizimin e Telekomit të Kosovës të cilin e kemi gjet me 11 milionë euro humbje në vit, e këtë vit po e përmbyllim me mbi 7 milionë euro fitim pra brenda një kohe të shkurtër e kemi shpëu nga falimentimi  e kemi ringritur dhe tash është me fitim. Pra një telekom I mirëmenaxhuar I mirëmengjauar do të thotë një komunikim I lehtë mes juve dhe familjarëve tuaj dhe kthim të pasurisë për secilin qytetar”

Kurti ka thënë se pikërisht në kohën kur Telekomi i Kosovës po operon me fitim ka disa të tjerë që po duan ta shesin duke aluduar kështu në kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

“E merreni me mend qytetar të dashur bashkëatdhetar të nderuar pikërisht ne kur e bëjmë Telekomin me fitim ka disa ksi tjerësh që thojnë pe shesim na tash, a e kuptoni? Ata të cilët e patën pru me humbje tash po thojnë masi qeveria e Vetëvendosjes e ka ba me fitim na me ba me ardh e shesim” ka thënë Kurti

Rruga Press

YouTube player