KryesoreLajme

Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore dhe historike që ishte lënë në degradim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike, që sipas tij ajo po degradohej.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti thotë se sot ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj sesa ka pasur ndonjëherë, e Lojërat Mesdhetare 2030 do ta gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar i pari i qeverisë.

Rruga Press

YouTube player