Lajme

Kurti: Kemi asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe e kemi riasfaltuar një

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në Komunën e Graçanicës janë asfaltuare katër rrugë e është riasfaltuar një tjetër.

Ai në një Postim në Facebook ka shkruar se janë shtruar rrugët “Bajrush Kelmendi”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Krasniqi” në fshatin Shushicë të Graçanicës.

“Rruga ‘Bajrush Kelmendi’ është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘Hasan Prishtina’ çon deri te Kisha Ortodokse. Në Kishnicë e kemi riasfaltuar rrugën kryesore ‘’Ibrahim Rugova’’, ku kemi rregulluar edhe trotuarin si dhe kemi krijuar parkingje të reja. Gjithashtu kemi bërë asfaltimin e rrugës kryesore edhe në Lagjen e Romëve”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri

Ai ka thënë se këtë vit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë edhe investime shtesë në këtë Komunë.

Ndërsa në një satus tjetër Kurti ka shkruar për investimin që siç ka thënë ai, e ka bërë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në shkollën fillore të mesme të ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë.

Lexo më shumë  Buxheti i Shqipërisë/ Financime të ulëta për fermerët! 69% e fondeve janë shpenzime për stafe e këshillime

Ky investim sipas tij arrin vlerën e 1.7 milionë eurove.

“Hapësirë moderne prej 4.500 metra katror, 26 klasë me kushtet më të mira për nxënësit, kuzhinë me ushqim të ngrohtë e të freskët, menzë bashkëkohore, kabinete të ndara për shkenca e galeri shumëpërdorimshe, janë vetëm disa prej elementeve që do t’i ketë ky objekt shkollor”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player