Lajme

Kurti: Jemi për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë që në qendër ka njohjen e ndërsjellë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raundin e radhës të dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka treguar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të udhëtojë sot pasdite në Bruksel, ndërsa nesër do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve.

“Ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë që në qendër e ka njohjen reciproke. Aktualisht as Serbia nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe Kosova gjithashtu nuk mund ta pranojë Serbinë përderisa e ka një Kushtetutë të tillë që nga koha e ish-presidentit të tyre Koshtunica nga viti 2006. Dëshirojmë njohje reciproke, që është në qendër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Deri tash ka ekzistuar qasje se Kosova duhet bërë koncesione e kompromise për një njohjen që vjen në fund nga Serbia. Serbia ka përfituar nga koncesionet por nuk e ka njohur Kosovën. Kemi situatë të re pas 14 shkurtit, kur kemi një udhëheqje politike e cila beson se duhet të ketë njohje reciproke si thelb të marrëveshjes së ardhshme, e rrotull saj të jenë gjëra tjera, reciprociteti i të drejtave të pakicave, marrëdhëniet ekonomike e tregtare në të ardhmen, integrimi evropian, sundimi i ligjit e demokratizimi”, ka thënë Kurti. “Nëse ka një temë që jemi të gatshëm e të interesuar të bisedojmë menjëherë është çështja e të pagjeturve e të zhdukurve me dhunë. Janë mbi 1600 persona për fatin e të cilëve nuk dimë asgjë, si rezultat i luftës në Kosovë ku Serbia ka bërë edhe agresion edhe gjenocid”.

Lexo më shumë  Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë: Serbia vazhdon me provokime

E kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kroacia është që të mbahet dialogut dhe që Serbia e Kosovë të gjejnë mënyrën për të vazhduar dialogun.

“Qëndrimi i Kroacisë është të mbahet dialogu, të ruajmë stabilitetin, të deeskalizohen tensionet që ishin prezente javët e kaluara. Mbi të gjitha të gjendet një mënyrë optimale si në Serbi ashtu edhe në Kosovë për vazhdim të dialogut dhe respektimi të marrëveshjeve të arritura apo marrëveshjeve që do të arrihen për përmirësim të marrëdhënieve”, ka thënë Plenkoviq.

Lexo më shumë  Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *