KryesoreLajme

Kurti: Jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja e UÇK-së, për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se kjo epope ka vetëm një adresë lirinë nga pushtuesi serb dhe një horizont bashkimin tonë.

“Sot na ndajnë 27 mote prej ngjarjes me të lavdishme. Ato tri ditë të marsit i kemi quajtur Epopeja e UÇK-së… Kjo na ka përcaktuar ritmin e mendimit dhe veprimit politik dhe jo vetëm. Na takon neve ta ruajmë atë ritëm të bërjes së historisë. Çka është përcaktimi i ritmit, atë e gjejmë në fjalët e bacës Rifat ku tha ‘mbi luftën e gjakun të gjejmë gjuhën e përbashkët’. Epopeja e UÇK-së ka vetëm një adresë lirinë nga pushtuesi serb dhe një horizont bashkimin tonë. Ngjarjet e marsit janë një ngjarje e përkryer, ngjarje që përcakton fushën e veprimit, që nga ajo ditë çdo politikë e jona është politikë e caktuar”, tha Kurti

Lexo më shumë  Presidentja Osmani konfirmon vizitën e shefit të NATO-s Ruttes

Ai ka thënë se ne jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe për katër vite qeverisje, sipas tij është ecur në ritmin e saj.

“Çlirimi i një populli përbënë lirinë që fitohet dhe lirinë që mbrohet. Ne i kemi shpallur zotimet tona si për qeverinë e kaluar, si për të ardhmen për luftë ndaj korrupsionit. Ne jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj dhe perspektiven e hapur prej saj”, tha ai.

Lexo më shumë  Fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës dhe transformimi qesharak i Edi Ramës

Rruga Press

YouTube player