Lajme

Kurti: Janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulmet në veri

Kurti më tej ka bërë të ditur se deri më tani janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve në veri.

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminelë, kjo s’ka të bëjë me popullsinë serbe, ajo është paqësore, mirëpo janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur që dhunën e parë nuk e kanë bërë as më 26 maj e as më 29 maj por shumë më herët”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kreu i Qeverisë ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për deeskalim dhe normalizim të situatës.

“Me Bashkimin Evropian jam në kontakt të përditshëm, dje kam biseduar në telefon afër gjysmë ore me z.Borrell, unë jam në kontakt edhe me z.Lajçak. Jam i interesuar edhe për deeskalim edhe për normalizim. Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Sot nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim jo pse s’kemi marrëveshje, por nuk kemi zbatim”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player