Kurti: I trishtuar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari, ngushëllime familjeve të viktimave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook
Rruga Press

