Kurti i pikëlluar me vdekjen e ministrit të brendshëm ukrainas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky.
Ky i fundit është në mesin e 16 personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në qytetin Brovary në afërsi të Kievit. Nga ky incident po ashtu kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“I pikëlluar nga vdekja e Ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij. Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Saddened by the death of 🇺🇦 Internal Affairs Minister Denys Monastyrsky, his deputy Jenin & members of his Cabinet. 🇽🇰 sends its heartfelt condolences to their loved ones, and especially to the families of the children killed.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 18, 2023
Rrëzimi i fluturakes ka ndodhur jo larg një kopshti të fëmijëve, ku autoritetet menjëherë kanë reaguar duke e evakuuar zonën për shkaqe sigurie.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar te rrëzimi i helikopterit, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në anën tjetër janë publikuar video amatore ku shihen pasojat e rrëzimit të helikopterit në një zonë të banuar dhe zjarri që dilte nga fluturakja.
Rruga Press