Lajme

Kurti i kërkon Parlamentit Evropian mbështetje gjatë gjithë rrugës integruese në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Parlamentit Evropian mbështetje gjatë gjithë rrugës integruese në Bashkimin Evropian, ndërsa ka theksuar rëndësinë e mbështetjes të PE-së në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës në organizatat evropiane.

Këto komente, sipas njoftimit të Kryeministrisë të mërkurën, Kurti i bëri në një takim me eurodeputetë të grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia, Vladimir Bilcik nga Sllovakia.

Ata u takuan në Strasburg të Francës. EPP-ja përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.

“Në takim gjithashtu u diskutua edhe për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës, në maj të vitit të kaluar, dy organizata këto me të cilat shteti dhe populli i Kosovës ndajnë synime, vlera dhe bindje të përbashkëta. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues. U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i njoftoi deputetët evropianë “për zhvillimet e fundit në vend, arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbushë plot dy vjet, sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, dhe për përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare”.

“Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022, dëshmi e formalizimit të ekonomisë, mbledhjes së borxheve dhe e gatishmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që të paguajnë tatime. Teksa është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Eurodeputetët, siç thotë njoftimi, dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në. Ai do të qëndrojë në Francë për dy ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *