Lajme

Kurti: Gjatë vitit të fundit kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar rreth 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

Sipas Kurtit, më mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin.

“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Kurti, gjithashtu, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky subvencionim.

YouTube player