Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë
Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka miratuar 18 pako paraprake të masave kundër këtyre shteteve, me të fundit të miratuar në shtator të vitit 2025. Ai ka theksuar se sanksionet janë në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
E, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut, teksa theksoi se vendimi i Qeverisë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në.
“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimet me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimi dhe deportimin e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, ka theksuar Konjufca.
Rruga Press

