KryesoreLajme

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë javën e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditët e fundit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ka bërë thirrje që ata të cilët nuk janë regjistruar ta kryejnë këtë procedurë.

Ai ka njoftuar se mbi një milion e 420 qytetarë rezidentë janë regjistruar deri më tani.

“Teksa kemi hyrë në javën e fundit të procesit më të rëndësishëm për 10-vjeçarin e ardhshëm, thirrja jonë për regjistrim vazhdon. Të gjithë ata që nuk janë regjistruar deri më tani, në Kosovë e në diasporë, ju ftoj t’i shfrytëzoni këto ditë të mbetura deri me 17 maj”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Ai thekson se është jetik për ta e për vendin dhe për planifikimin e të ardhmes.

“Tashmë jemi në javën e fundit të procesit të regjistrimit të popullsisë. Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë në Kosovë. Regjistrimi i popullsisë, i secilit prej nesh, nuk është thjesht evidentim për statistika por do të na shërbejë për politika të drejta e orientim të saktë, në vendimet e masat, projektet e investimet që do të ndërmarrim në 10 vjetët në vijim. Regjistrimi juaj është jetik për ju e për vendin, për planifikimin e të ardhmes sonë”, tha Kurti në një video të shpërndarë në Facebook.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane
YouTube player