KryesoreLajme

Kurti: Formimi i qeverisë së re, menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar integrimin, Rama tallet me studentët: Po na buzëqesh fati

Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.

Kryeministri nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.

Lexo më shumë  Trump: Ikim nga Irani pas 2 javësh, ata nuk do kenë armë bërthamore, qëllimi u arrit

Rruga Press

YouTube player