KryesoreLajme

Kurti flet për takimin me Lajçakun: S’tolerojmë që Asociacioni të vihet si parakusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për takimin që të mërkurën mbrëma e ka zhvilluar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni i komunave më shumicë serbe të vihet si parakusht.

Ai ka thënë se asnjë nga 33 marrëveshjet e nënshkruara në dialogun e Brukselit nuk duhet të ketë prioritet hierarkik dhe se “10 nenet ne planin evropian nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sillet si i pari”.

“Procesi negociator do të duhej të na shpie përpara, unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik dhe nenet në propozimin e Bashkimit Evropian kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje … 33 marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”, është shprehur Kurti, të enjten, pas përfundimit të ceremonisë hapëse të forumit ekonomik Kosovë-Kroaci .

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Sipas tij faktori ndërkombëtarë është duke insistuar që marrëveshja për Asociacionin të theksohet më shumë.

“Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2019 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka ripërsëritur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të njohjen reciproke në qendër

“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.

Ai ka folur edhe për planin evropian për dialogun me Serbinë.

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë

Kryeministri të mërkurën mbrëma ka takuar Lajçakun, i cili pas takimit ka deklaruar se me kryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, u dakorduan për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *