Lajme

Kurti flet për takimin me Lajçakun: Marrëveshja duhet të ketë njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër. 

“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.

“Diplomacia fluturuese i është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Kurti të mërkurën mbrëma ka takuar Lajçakun, i cili pas takimit ka deklaruar se me kryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, janë dakorduar për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *