Lajme

Kurti flet për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti nga një tubim i LVV-së në Podujevë, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pse Kosova nuk është ftuar nga SHBA.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët, e këtë e ka sqaruar shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.

Lexo më shumë  Rritet çmimi i biletës Korçë-Tiranë, shkak shtrenjtimi i naftës

Ndryshe, për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka pasur reagime të shumta.

Ndërkaq, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishin thënë për Telegrafin  se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk ka figuruar në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *