KryesoreLajme

Kurti: Fitorja i ka dy numra, 118 në fletëvotim, 500 mijë vota më 9 shkurt

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore në Fushë Kosovë. Nga atje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se fitorja e tyre i ka dy numra, 118 në fletëvotim dhe 500 mijë vota në mbrëmjen e 9 shkurtit, atëherë kur do të numërohen ato prej komisionerëve.

“Ekonomia e Kosovës është rritur 50 për qind në vitin që lamë pas krahasuar në vitin 2019 në vitin parapandemik. Në vitin 2025 e  kemi 50 për qind më të madh buxhetin e shtetit sesa në vitin 2021 kur morëm qeverinë”, tha ai.

Lexo më shumë  Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Kurti shtoi se rritjen ekonomike e shpërndanë te shoqëria.

“Me shtesa për fëmijë, me rritje të pensioneve, me mbështetje për nëna lehona, me shpërblim të atyre që kursejnë energjinë dhe në këtë mënyrë rritja ekonomike është bërë mirëqenie sociale. Nuk ka familje që nuk e ka ndjerë dorën e mirë të shtetit” Kurti nga Fushë Kosova.

Tutje shtori se një popull e një shtet e mbajnë lart dy gjëra kryesore.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

“Kapaciteti për të prodhuar dhe aftësia për t’u mbrojtur. Në qeverisjen tonë, në mandatin e ardhshëm do t’i  ndajmë 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese të Kosovës”tha kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje në këtë tubim elektoral.

YouTube player