KryesoreLajme

Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

Albin Kurti ka reaguar për suksesin e arritur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai e ka shpallur fitoren në 21 komuna, pa votat me kusht dhe të diasporës, duke e quajtur fitoren të padiskutueshme, cep më cep.

Teksa në katër qendra po vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet, e në anën tjetër KQZ-ja është duke pasur probleme teknike kohë pas kohe, Kurti ka thënë se se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.

Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.

Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.

Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Krasniqi: Hasan Shala u ka shërbyer atyre që i dhanë pushtet për t’i arritur majat në drejtësi

Rruga Press

YouTube player