KryesoreLajme

Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit për kryetarë të komunave, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor të së dielës.

Në një postim publik, Kurti ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që, siç tha ai, treguan vullnet e pjekuri politike duke ushtruar të drejtën e votës.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës

Ai ka falënderuar edhe aktivistët e Vetëvendosjes për angazhimin në fushatë, duke theksuar se lëvizja do të qeverisë në shtatë komuna – më shumë se në çdo periudhë tjetër.

“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shtuar Kurti.

Lexo më shumë  Vengu flet për “ftesë” ndaj Serbisë, por aleancat ushtarake nuk funksionojnë si klube të hapura

Rruga Press

YouTube player