Lajme

Kurti: Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se polici Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe ligjshmërisë në Kosovë.

Në përvjetorin e 12-të të vrasjes së Zymberit, kampi i Policisë në Mitrovicë, “Belvedere” nga sot do ta marrë emrin “Enver Zymberi”.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka kujtuar Zymberin duke e cilësuar simbol të përjetshëm të sovranitetit e duke thënë se drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri.

“12 vjet më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës në veriun e vendit tonë. Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovraniteti dhe i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës. Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij është shembulli më i mirë që kemi mes nesh”, ka thënë Kurti. “Emrin e tij do ta nderojmë dhe lartësojmë edhe sot me plakën në kampin Belvedere që do ta quajmë Enver Zymberi”.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit

Kurti ka thënë se Zymberi do të përkujtohet bashkë me 22 policët e rënë në situata të ndryshme. Ka thënë se sakrifica e tyre është bërë shembull i brezave të rinj e gjeneratave të reja të Policisë.

Zymberi u vra në operacionin e Policisë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai u vra gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Rruga Press

YouTube player