Kurti emëron Bekim Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë të premten, emërimi i Qokut është bërë në funksion të zgjerimit dhe të thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.
“Kryeministri Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.
Rruga Press