KryesoreLajme

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, sot morën pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

Me një vlerë të gjithmbarshme të investimit prej 2.4 milionë euro, objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ketë një hapësirë prej 3 mijë katrorë, brenda së cilës do të përfshihen laboratori, radiologjia, urgjenca, stomatologjia si dhe hapësirat për trajtim mjekësor, vaksinimin, imunizim dhe hapësira për administratë.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Ndërtimi i objektit te ri pritet të realizohet brenda një periudhe prej 30 muajsh. Ky investim përveç rritjes për shërbime për qytetarët do të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë edhe efikasitetit, meqenëse kushtet do të jenë moderne.

Kryeministri Kurti falënderoi mjekët, infermierët dhe punëtorët shëndetësorë, për kontributin dhe për të gjitha sukseset e arritura jo vetëm në mjekësinë e shëndetësinë ne Komunën e Shtimes, por në gjithë vendin.

Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, tha se Komuna e Shtimes po ndryshon për së mbari, teksa u shpreh i lumtur që sot ndodhen aty së bashku me kryeministrin e ministrin si dhe stafin shëndetësor në vendosjen e gurthemelit. Ai shtoi se siç janë zotuar, Komuna e Shtimes se shpejti do te ketë mjekësinë primare model për gjithë Kosovën, me një infrastrukturë moderne, por edhe me pajisje të reja.

Lexo më shumë  Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se si Ministri e Shëndetësisë, përveçse në infrastrukturën spitalore, po vazhdojnë me investime të shumta në nivelin primar, sepse niveli primar është niveli ku shumica e qytetarëve kërkojnë shërbime shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player