Kurti e Sveçla në Veri, përurojnë nënstacionin policor në Soçanicë të Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë hapur sot një stacion policor në Soçanicë afër Leposaviqit.
Në Soçanicë, sipas banorëve lokalë, janë të pranishëm një numër i madh i pjesëtarëve të policisë dhe njësive speciale, shkruan portali lokal Kosovo-Online.
Lexo më shumë VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së stacionit të ri policor në Soçanicë ka qenë edhe Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Rruga Press