KryesoreLajme

Kurti e Peci të bindur se s’do të ketë nevojë për import të grurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci të mërkurën kanë vizituar fermerin Asman Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës, i cili kultivon rreth 27 hektarë grurë. Ata janë shprehur të bindur se nuk do të ketë nevojë për import të grurit.

Kurti e Peci kanë thënë se kjo verë do të garantojë bukën e motmotit, me ç’rast premtuan edhe më tej mbështetje përmes subvencionimit.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria ka dhënë mbështetje fushës së bujqësisë me buxhet rreth 100 milionë euro. Kurti ka thënë se kanë shkurtuar edhe procesin e aplikimit për subvencione.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

“Pamë korrjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë ku paraprakisht janë nxjerr 260 metra kub grurë, siç tha edhe fermeri, djerrina me grurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën. Buka jonë në sofrën tonë nga toka jonë. Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro ashtu siç e kemi premtuar dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën edhe plehun edhe rendimentin me 4 cent, këtë të fundit për kilogram. Në anën tjetër e kemi zvogëluar jashtëzakonisht dokumentet që i nevojiten fermerëve për subvencione, ka raste ku nga tri javë aplikimi është shkurtuar për vetëm 30 minuta”, ka thënë Kurti, teksa është shprehur optimist se këtë vit nuk do të ketë nevojë për import të grurit.   

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Do të vazhdojmë me punë të mira, ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 deri 150 mijë grurë do ta mbulojmë dhe tejkalojmë importin që e kemi pasur me 139 mijë në vitin e kaluar. Gjithë kjo po tregon që kjo verë e garanton bukën tonë, në sofrën tonë nga toka jonë, pra prodhimtari vendore pa pasur nevojë për import”, ka shtuar Kurti.

YouTube player