Kurti e Maqedonci me zëvendëskryeministrin e Polonisë, diskutojnë për bashkëpunim në Këshillin e BE-së
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, janë takuar me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski, i cili gjithashtu është ministër i Çështjeve Digjitale.
“Diskutuam për marrëdhëniet ndërshtetërore, agresionin rus në Ukrainë, ndihmën që është duke ofruar Kosova në përkrahje të popullit Ukrainas, dhe për potencialin për bashkëpunim me Poloninë në sektorin e Teknologjisë si mundësi e dyanshme përfitimi”, ka njoftuar Maqedonci në “Facebook”.
Rruga Press