KryesoreLajme

Kurti e Krasniqi vizitojnë një familje të komunitetit egjipitan

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh edhe kandidat i VV-së këtë post në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka vizituar një familje në Treboviq të komunitetit egjitian.

Në një postim në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me të ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

I pari i vendit shtoi se e kanë rritur mbështetjen për studentë dhe nxënës, dhe i kanë shtuar vendet e punës bashkë me krijimin e skemave sociale në mbështetje të tyre.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me pensionistët e arsimit në Malishevë

“10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara. E nga vetëm shtatë punëtorë nga komuniteti egjiptian që kanë qenë të punësuar në administratën publike para mandatit tonë, sot numërojmë 70 të punësuar”.

Lexo më shumë  Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë

“Qeveria jonë është e drejtë, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Në Treboviq, ishim bashkë me Elbertin me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë e do të vazhdojmë njësoj, për të mirën e vendit e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player