Lajme

Kurti e Konjufca në 35-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut: Veprat dhe mendimi i tyre frymëzojnë sot e kësaj dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Nga aty, Kurti e Konjufca thanë se heronjtë do të kujtohen përherë.

Kryeministri Albin Kurti tha se një ditë para se të bien heroikisht, Zhitia e Fazliu kishin marrë pjesë në demonstratat e 1 nëntorit në vitin 1989.

“Saktësisht para 35 vjetëve, në lagjen ‘Bregu i Diellit’ tek hyrja e tretë e bllokut të tretë ku luftuan, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, deri sa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë. Afrimi edhe Fahriu ishin udhëheqës të Lëvizjes Popullore asokohe dhe pikërisht me ta udhëheqja e organizatës dhe udhëheqja e aktiviteteve bëhej nga brenda Kosovës e jo më prej jasht, sikurse deri atëherë. Viti 1989 ka qenë vit i demonstrative shumë të fuqishme, dhe shumë të shpeshta gjithandej Kosovës. Një ditë para se të bien heroikisht kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 nëntorit në vitin 1989, me ç’rast masës së demonstruesve i është drejtuar Afrim Zhitia. Në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e popullit tonë, që janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë e shumë të tjerë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: S’ka Asociacion, pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës

E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se porosia e tyre atë kohë ishte që “më mirë të vdiset me armë në dorë kundër Serbisë, kundër okupatorit se sa të jetojmë në robëri”.

“Liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, porosia e tyre ishte e qartë: më mirë të vdiset me armë në dorë kundër Serbisë, kundër okupatorit, se sa të jetojmë në robëri. Ata jo vetëm se ishin luftëtarë e çlirimtarë, por ishin edhe intelektualë të mëdhenj. Veprat e tyre, shkrimet e tyre, mendimi i tyre politik na frymëzon sot e kësaj dite”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës

Rruga Press

YouTube player