KryesoreLajme

Kurti e kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët, përfaqësim më i mirë

Një listë e përbashkët e kandidatëve shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi do të ndihmonte në përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve, është konstatuar në takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit ka pasur me gjashtë kandidatë shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti ka falënderuar Shaip Kamberin, Nagip Arifin, Ragmi Mustafën, Shqiprim Jonuzin, Naser Azirin e Armend Aliun “për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës”.

Në takime, sipas njoftimit, është diskutuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, diskrimini që u bëhet dhe asimetria me Kosovën, “ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”.

Në legjislaturën e fundit në Serbi, Shaip Kamberi ka qenë deputeti i vetëm shqiptar.

YouTube player