Lajme

Kurti e deputeti ukrainas diskutojnë për raportet mes Serbisë e Rusisë

Në takim me deputetin ukrainas, Oleksiy Goncharenko, të enjten në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se është e rëndësishme që të vazhdohet mbështetja për Ukrainën, nga vendet demokratike.

Në komunikatën e Zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti e Goncharenko diskutuan për agresionin rus, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për “raportet e afërta të Serbisë me Rusinë”.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet. Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas”, thuhet në njoftim.

Kurti e falënderoi deputetin ukrainas për interesimin dhe afërsinë e tij me Kosovës, si dhe për inicimin e rezolutës për njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *