Kurti: Duhet luftuar diskriminimi. Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka marrë pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Kurti para të pranishmëve ka thënë se po punohet për ta mposhtur racizmin dhe pabarazinë.
Kurti theksoi se që nga fillimi i qeverisjes kanë vendosur prioritet dhe vizion për drejtësi për të gjithë pa dallim. Ai ka folur edhe për të drejtat e komuniteteve romë e ashkalinj, për të cilët ka thënë se më 2022 është miratuar një strategji e parë, ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete.
“Ne jemi sot këtu për të së bashku me zotimin për tu përballur e diskriminim racor për të mposhtur racizmine për ta luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes sonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të ruajtur bashkësinë, ne duhet ta luftojmë diskriminimin e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet ta bëjmë aty ku më së shumti është i pranishëm”, ka thënë Kurti.
“Strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkalinj e cila është miratuar në citin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete”, ka shtuar ai.
Rruga Press