Lajme

Kurti: Do të donim përshpejtim të dialogut e zbatim të marrëveshjeve të arritura

Kryeministri Albin Kurti në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, ka thënë se në dialogun me Serbinë, Kosova është konstruktive e kreative.

Ai ka thënë se do të donin përshpejtim të procesit të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura.

“Ne po investojmë në përpjekjet për të fituar besim në mes të partnerëve. Të gjitha vendet kanë të drejtën për të ndjekur rrugën evropiane. Ne do të donim shpejtim të dialogut, dhe implementim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. E gjitha puna e bërë nga Prishtina dhe Beogradi duhet të përmendet, të gjitha janë përbërës kryesor për të arritur stabilitet”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ai në fjalën e tij ka përmendur takimin e 2 majit, derisa ka thënë se me urgjencë e kanë trajtuar çështjen e të pagjeturve e për të cilën ka thënë se janë dakorduar me Serbinë.

“Për dialog, jemi të përkushtuar dhe konstruktiv. Takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku u pajtuam për Deklaratën për të pagjeturit, ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Ndërkohë që është bërë e ditur se sot në orën 10:00 Kurti do të ketë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *