KryesoreLajme

Kurti: Do të bëhet Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, secili do të tregojë pasurinë

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë të mbajtur në Mitrovicë, foli për sukseset e Qeverisë së tij dhe përmendi edhe Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai tha se Byroja për konfiskimin e pasurisë do të bëhet, ndërsa shtoi se në mandatin e ardhshëm “patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë”.

Lexo më shumë  Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese (Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme). Nuk kanë ku me shku më, do të bëhet Byroja, secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret”, tha Kurti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me 62 vota ‘për’, në seancën e 05 dhjetorit 2024 pa praninë e ligjvënësve të partive opozitare.

Rruga Press

YouTube player