KryesoreSport

Kurti do jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri – Kroaci

Kryeministri Albin Kurti do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet sot nga ora 15:00.

Në një njoftim nga Kryeministria të mërkurën është konfirmuar se Kurti do ta ndjekë nga afër Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ai po qëndron në Hamburg me ftesë të të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Bashkë me Sarrazinin, Kurti do ta vizitojë portin e Hamburgut “për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port”.

“Për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftim.

Kurti është takuar edhe me bashkatdhetarë.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës
YouTube player