Lajme

Kurti: Do angazhohemi për reciprocitet të plotë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se Qeveria po angazhohet për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kurti ka thënë se në kuadër të reciprocitetit të plotë, do të vijë edhe njohja reciproke mes dy vendeve.  

“Reciprocitetin nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh Kosovën”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Në lidhje me refuzimin e projektit amerikan të gazit, Kurti ka hedhur posht akuzat e partive opozitare se me këtë lëvizje po dëmton marrëdhëniet me SHBA-të. Ndërsa shtoi se  informacionet që kanë dalë në media, nuk kanë të bëjnë me refuzimin e projektit, pasi ata janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC.

“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në lidhje me Samitin në Slloveni, Kurti ka thënë se është i interesuar të marrë pjesë në marrëveshje, ku Kosova trajtohet si e barabartë.

Ne jemi të hapur dhe të gatshëm, për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore, ku në mesin e këtyre gjashtë shteteve vetëm Serbia nuk na njeh, dhe për shkak të ndikimit të saj as Bosnja dhe Hercegovina. Është interesante që shtetet që janë në NATO, të Ballkanit Perëndimor e njohin Kosovën, pra për marrëveshjet ku ne trajtohemi të barabartë dhe i ndihmojnë qytetarët padyshim që jemi të gatshëm, edhe sa i përket diplomave e kualifikimeve, padyshim që jemi të interesuar”, u shpreh Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *