Lajme

Kurti diskuton me të rinjtë rom për sfidat me të cilat përballet ky komunitet

Kurti fillimisht shprehur falënderimet për kontributin e dhënë nga ky komunitet në Kosovë, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se në këtë tryezë u diskutua për sfidat, mundësitë e komunitetit rom, për prioritetet për vitin 2024, aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë vitit, si dhe çështja e punësimit, për të cilën është krijuar platforma për praktikë me pagesë përmes “Kosovo Generation Unlimited”, e cila ka si synim që 15% e praktikantëve të jenë nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Kurti theksoi se Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendra mësimore si ndihmë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ai përmendi dhe të arriturat me rëndësi si ndarjen e mjeteve buxhetore për rinovimin dhe ndërtimin e 618 shtëpive të komuniteteve, prej të cilave përfiton edhe komuniteti rom.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Duam që të sigurohemi me këtë rast, që të drejtat e garantuara me Kushtetutë, t’i gëzojmë edhe siç ju takon, si në nivelin lokal edhe në atë qendror, të gjitha komunitetet, e jemi të përkushtuar që komuniteti rom të jetë i përfshirë në procesin e regjistrimit deri në maksimum”, përfundoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, ngjarje kjo e zhvilluar nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kurti fillimisht shprehur falënderimet për kontributin e dhënë nga ky komunitet në Kosovë.

Bëhet e ditur se në këtë tryezë u diskutua për sfidat, mundësitë e komunitetit rom, për prioritetet për vitin 2024, aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë vitit, si dhe çështja e punësimit, për të cilën është krijuar platforma për praktikë me pagesë përmes “Kosovo Generation Unlimited”, e cila ka si synim që 15% e praktikantëve të jenë nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Kurti theksoi se Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendra mësimore si ndihmë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ai përmendi dhe të arriturat me rëndësi si ndarjen e mjeteve buxhetore për rinovimin dhe ndërtimin e 618 shtëpive të komuniteteve, prej të cilave përfiton edhe komuniteti rom.

Duam që të sigurohemi me këtë rast, që të drejtat e garantuara me Kushtetutë, t’i gëzojmë edhe siç ju takon, si në nivelin lokal edhe në atë qendror, të gjitha komunitetet, e jemi të përkushtuar që komuniteti rom të jetë i përfshirë në procesin e regjistrimit deri në maksimum”, përfundoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player