KryesoreLajme

Kurti: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vijojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë, pas sulmeve të 24 shtatorit në veri.

Në takim me kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth, Kurti ka thënë të hënën se qasja në dialog duhet të jetë e balancuar dhe të zbatohet plotësisht Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i saj.

“Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë. Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ndërsa, Kurti e Roth më pas kanë biseduar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për raportet bilaterale mes dy vendeve.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i dytë mes të dyve, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator, për çfarë z. Roth theksoi se janë kënaqësi takimet e bisedat me kryeministrin Kurti”, thuhet tutjë në njoftim.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player